Kur Zoran Batroviqit i rrodhën lotët për shqiptarët dhe Prishtinën, ja pse

Futboll

Kur Zoran Batroviqit i rrodhën lotët për shqiptarët dhe Prishtinën, ja pse

Nga: K.Goca Më: 12 mars 2026 Në ora: 17:16
Zoran Batroviqi me të kaltra

Gjeneratat e vjetra dhe të mesme edhe sot flasin me krenari, por edhe me emocione për gjeneratën më të famshme të futbollit, KF Prishtinën e viteve të 80-ta, gjeneratën e kapitenit Ramadan Cimili e kapitenit Fadil Vokrri etj.

Është interesant një deklaratë e Zoran Batroviqit, e publikuar më 18 prill të vitit 1988 në shtojcën e sportit të gazetës “Rilindja’, kur hapur e ka thënë se si i rrodhën lotët kur u nda nga KF Prishtina, padyshim se e kishte fjalën edhe për publikun shqiptarë të Kosovës, që ishte hit në gjithë ish Jugosllavinë për organizim, brohoritje e atmosferë, që stadiumi i Prishtinës i ngjante stadiumeve me atmosferë sikur në Brazil e Argjentinë. 

“Prishtinën nuk mund të harroj sa të jem gjallë.

Nuk kam fjalë t’i përshkruajë tëra të mirat që i përjetova atje. Brenda pesë viteve s'më ka ra të ndërrojë fjalë të keqe më askë e lerë më të fjalosem.

Me të gjithë kam qenë shumë mirë, shumë i afërt, sikur edhe të gjithë ata me mua,

Kam qenë kapiten i skuadrës, që është nder i madh, posaçërisht kur të zgjedhin vet bashkëlojtarët.

Ndarja, për besë ishte e vështirë - për mua dhe për prishtinas. Rrodhën edhe lotët, sikur të ishim kalamaj”, kështu kishte thënë ish futbollisti malazez Batroviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat