Foda “fajëson” gazetarët pas humbjes ndaj Turqisë

Futboll

Foda “fajëson” gazetarët pas humbjes ndaj Turqisë

Më: 8 prill 2026 Në ora: 16:33
Franco Foda

Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka reaguar me tone të forta pas humbjes në finalen e “playoff”-it ndaj Turqisë, duke drejtuar gishtin nga mediat për publikimin e parakohshëm të formacionit.

Tekniku gjerman u shpreh se stafi i tij kishte bazuar përgatitjet në informacionet që qarkulluan gjatë ditës për formacionin titullar të Turqisë.

“Ne pamë që formacioni titullar i Turqisë u publikua gjatë ditës dhe i bëmë të gjitha përgatitjet tona bazuar në këtë,” deklaroi Foda.

Ai kritikoi ashpër publikimin e detajeve taktike dhe formacioneve para ndeshjeve, duke e cilësuar këtë si një praktikë të dëmshme për ekipet.

“E kam thënë shumë herë që është gabim të ndash formacionin dhe taktikat tona për disa pëlqime, por kemi shumë ‘gazetarë’ që nuk dinë të mendojnë,” shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat