Duhet përmbysje e madhe ndaj Atletikos, “blaugranat” të bindur: Ne mund të kualifikohemi

Futboll

Duhet përmbysje e madhe ndaj Atletikos, “blaugranat” të bindur: Ne mund të kualifikohemi

Më: 13 prill 2026 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

“Po, ne mundemi, ne mundemi.” Me këtë klithmë Barcelona doli nga “Camp Nou” të shtunën në mbrëmje pasi mundi Espanjol në derbin e ndeshjes së 31-të të LaLiga. Kjo frazë jo vetëm që ka depërtuar në dhomën e zhveshjes dhe e nxit atë, por gjithashtu përmbledh ndjenjën e dhe mentalitetin me të cilin njerëzit e Hansi Flik do të përballen me ndeshjen e së martës kundër Atletikos në Metropolitano.

Të gjithë besojnë se rezultati mund të kthehet. Ata janë të sigurt se mund ta bëjnë këtë. Askush nuk dorëzohet pa u luajtur edhe 90 minutat e mbetura, por nëse është nevoja edhe 120 apo penalltitë. Çdo gjë mund të ndodhë.

Me respekt maksimal për kundërshtarin, por edhe me besim te grupi. Humbja 2-0 në “Camp Nou” i detyron ata të kërkojnë rikthimin në një nga fushat më të vështira në LaLiga (rekordi i tyre në 23 ndeshjet që kanë luajtur në shtëpi këtë sezon është 19 fitore, një barazim dhe tre humbje, e fundit ndaj Barçës në kampionat), por njerëzit e Flik janë të bindur se mund ta kthejnë rezultatin.  

Ata pranojnë vështirësinë e ndeshjes për shkak të cilësisë së madhe të kundërshtarit, por kapen nga aftësitë e tyre dhe mentaliteti i tyre fitues për të mbajtur besimin të fortë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat