Arsenali është vetëm një hap triumfit në Champions League

Futboll

Arsenali është vetëm një hap triumfit në Champions League

Më: 6 maj 2026 Në ora: 12:35
Saka

Arsenali është vetëm një hap triumfit në Champions League dhe brenda skuadrës londineze tashmë ka nisur edhe “llogaritja” e kundërshtarit të preferuar.

Pas kualifikimit dramatik ndaj Atlético Madridit, ku një gol vendimtar i Bukayo Saka vulosi kualifikimin në Budapest, vëmendja është zhvendosur menjëherë te gjysmëfinalja tjetër, ku përballen Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain.

Saka, vetëm 24 vjeç, nuk e fshehu entuziazmin pas ndeshjes, por as preferencën e skuadrës së tij. Në një intervistë për CBS Sports, i pyetur nga ish-lojtari Micah Richards se kë do të preferonte Arsenali në finale, anglezi buzëqeshi dhe dha një përgjigje të kujdesshme, por domethënëse.

“E dini që nuk mund të përgjigjem drejtpërdrejt për këtë… por thellë-thellë, ju e dini kë duam të përballemi,” u shpreh Saka, duke shkaktuar reagime dhe të qeshura në studio.

Deklarata e tij u interpretua menjëherë si një “rrjedhje e kontrolluar” e preferencës së Arsenalit, pa u specifikuar qartë nëse londinezët dëshirojnë Bayernin apo Paris Saint-Germain.

Arsenali ka histori të ndryshme me të dy gjigantët europianë. Bayerni ka qenë shpesh një pengesë e hidhur në të kaluarën, ndërsa PSG, si kampion në fuqi, ka eliminuar londinezët në gjysmëfinale sezonin e kaluar. Kjo e bën zgjedhjen emocionale dhe strategjike njëkohësisht.

Nga njëra anë, një përballje me Bayern do të sillte një ndjenjë “hakmarrjeje” për humbjet e viteve të mëparshme. Nga ana tjetër, PSG përfaqëson plagën e freskët të eliminimit të sezonit të kaluar.

Ndërkohë, brenda klubit dhe mes tifozëve ka ndarje mendimesh, me disa që preferojnë Bayernin si kundërshtar më të përballueshëm dhe të tjerë që duan revansh ndaj parizienëve.

Arsenali i Mikel Artetës tashmë pret me qetësi finalen, por mesazhi i Saka-së është i qartë: në Londër e dinë shumë mirë se kë do të preferonin të shihnin në rrugën drejt trofeut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat