U pajis me pasaportë shqiptare, mbrojtësi drejt transferimit në Seria A

Futboll

U pajis me pasaportë shqiptare, mbrojtësi drejt transferimit në Seria A

Më: 6 maj 2026 Në ora: 12:43
Gallapeni

Dion Gallapeni u pajis me pasaportë shqiptare gjatë muajit prill. Mbrojtësi shqiptar pritet të jetë pjesë e një transferimi të bujshëm në merkaton e verës, pasi Atalanta dhe Bolonja janë interesuar për shërbimet e tij.

21-vjeçari ndodhet aktualisht në huazim te Uisla Plok. Këto të fundit gëzojnë të drejtën e blerjes së kartonit nga Uidzeu Lodz në Poloni.

Karrierën e niste te Prishtina, ndërsa nga ky edicion po luan në Poloni.

Me Kosovën po ashtu ka bërë mjaft mirë, ndaj edhe dy klubet e Seria A shprehën interes.

Uidzeu Lodz pagoi 250 mijë euro për të siguruar kartonin nga Prishtina në verë. Dhe kontrata atje i përfundon në vitin 2029.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat