E papërsëritshme sa i përket tifozerisë që kishte Prishtina në vitet e 80-ta, e lakmonin edhe Republikat ish jugosllave, si Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Sllovenia, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe krahina e Vojvodinës në ish Jugosllavisë!
Atmosfera në Prishtinë quhej latinoamerikane,
Prishtina kishte një mesatare të çmendur për ndeshje si vendas rreth 21.700 shikues në edicionin 1985-1986.
“Në Prishtinë – dyfish më shumë se gjetkë!
Me C. Zvezdën (në Beograd dhe Prishtinë) – nga 25.000 veta.
Në 34 ndeshjet e Prishtinës gjatë këtij kampionati sipas vlerësimit të gazetarëve u tubuan 530.000 vetë (370.000 në Prishtinë dhe 160.000 në stadiumet e tjera).
Në Prishtinë më së shumti shikues pati ndeshja me Partizanin – 40.000 (1:0), ndërkaq, si mysafire, Prishtinën e shikuan më shumë veta në Beograd, me C. Zvezdën (25.000) po aq vetë sa ishin edhe në Prishtinë, kur u takuan këta rivalë.
Rregullisht, në duelet në Prishtinë kishte më shumë simpatizues të pranishëm se kur është zhvilluar revanshi (kur prishtinasit ishin mysafirë). Dallim bënë vetëm dueli me Vardarin. Në vjeshtë, në Shkup, ishin të pranishëm rreth 15.000 vetë, kurse në ndeshjen që u zhvillua në Prishtinë ishin 5.000 vetë më pak. Më së paku shikues kishte në ndeshjen OFK Beogradi – Prishtina – vetëm 2000”, ka shkruar sportit i “Rilindjes” më datën 7 korrik të vitit 1986.
Kjo ishte Prishtina e kapitenit Fadil Vokrri, Fadil Muriqit, Kujtim Shalës, Mensur Nexhipit, Skënder Shengylit, Sahit Kelmendit, Shefqet Sinanit, Rafet Prekazit, Favzi Ramës, Faton Domit, Jusut Tortoshit, Rifat Mehinoviqt, Xhevdet Muriqit, Zoran Batroviqit, Neshet Zhavelit, Arbnor Morinës, Rade Zalladit, Miodrag Qirkoviq, Afrim Tovërlanit, Goran Popuvacit, Fadil Berishës, Suad Koliqit, Luan Dwrmakut, Arsim Mehës, Shpend Abrashit etj.
Prishtina përfundoi në vend të 12-të me 32 pikë të grumbulluara, ishte edicioni i tretë në ligën e parë.