Kjo nuk pritej për Granit Xhakën! “Fërkon duart” Ernest Muçi

Futboll

Kjo nuk pritej për Granit Xhakën! “Fërkon duart” Ernest Muçi

Më: 15 maj 2026 Në ora: 12:16
Granit Xhaka dhe Ernest Muçi

Raportimet e fundit që vijnë nga mediat turke janë “bombastike”.

Sipas “Sabah Spor”, mesfushori mnga Kosova Granit Xhaka është i hapur për t’u bashkuar me ekipin e Besiktas në Superligën turke.

Edhe pse ka kontratë me Sunderland deri në verën e vitit 2028-të dhe rezultoi më i miri në fushën kundër Manchester United me “Macet e Zeza” (nota 8.6 sipas “Flashscore”), mesfushori nuk e përjashton largimin.

Që “Shqiponjat” e Stambollit të futen në “aksion” për të konkretizuar transferimin, fillimisht duhet marrë miratimi i trajnerit Sergen Yalçin.

Nëse ky operacion finalizohet, do të kishim përballje shqiptarësh të kalibrit të lartë mes Xhakës te Besiktas dhe Ernest Muçit te Trabzonspor,.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat