Nga Hajduku Splitu te Vllaznia e Partizani

Futboll

Nga Hajduku Splitu te Vllaznia e Partizani

Më: 15 maj 2026 Në ora: 12:20
Partizani

Vetëm para disa minutash, klubi i Vorës në rrjetet sociale, ka njoftuar rinovimin e kontratës me qendërmbrojtësin Dajan Shehi. 29-vjeçari nga Elbasani, është kthyer në lojtar të pazvendësueshëm nën urdhërat e trajnerit Arjan Bellaji te Vora.

Zgjatja e kontratës është 1 vjeçare, ndërsa klubi vorakë arriti objektivin madhor për sezonin 2025-2026, qëndrimin në Superiore.

Kjo lëvizje nga drejtuesit, është “sinjal” i qartë se ata duan të ruajnë “boshtin” edhe për edicionin e ardhshëm.

Përsa i takon mbrojtësit Shehi, ai është një emër i “njohur” jo vetëm në futbollin shqiptar, por edhe jashtë, teksa ka luajtur me Hajduk Split II në Kroaci.

Në Superiore, ka djerësitur më herët fanelën e Vllaznisë e Partizanit, pa harruar aventurën profesionale te Teuta, Besa e Kavajës, Kastrioti dhe Skënderbeu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat