Liverpooli kërkon sot pikët e plota ndaj Aston Villas

Futboll

Liverpooli kërkon sot pikët e plota ndaj Aston Villas

Më: 15 maj 2026 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Liverpool do të përballet sot me Aston Villan në ndeshjen e xhiros së 37-të të Premierligës angleze.

“Të Kuqtë” do të kërkojnë me çdo kusht tre pikët në udhëtim ndaj Aston Villas për të siguruar plasmanin në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Skuadra e drejtuar nga Arne Slot aktualisht ka 59 pikë në pozitën e katërt aq sa ka edhe Aston Villa në pozitën e pestë, megjithatë Bournemouth në pozitën e 6-të sfidon dy skuadrat pasi ka 55 pikë.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat