Mourinho shtyn vendimin për të ardhmen

Futboll

Mourinho shtyn vendimin për të ardhmen

Më: 15 maj 2026 Në ora: 13:13
Jose Mourinho

Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Estoril, Jose Mourinho foli edhe mbi të ardhmen e tij, mes zërave që e lidhin me rikthim te Real Madridi.

Trajneri portugez zbuloi se Benfica i ka paraqitur një ofertë rinovimi: “Të mërkurën agjenti im mori ofertën me shkrim nga Benfica.

Dhe unë thashë: Jo, nuk dua. Tani nuk dua asgjë. Të dielën, po”.

I pyetur për kontaktet me Real Madridin, Mourinho ishte i prerë: “Me Real Madridin nuk kam pasur kontakte.

As me presidentin dhe as me ndonjë person të rëndësishëm të klubit”.

 Ai shtoi se java e ardhshme do të jetë vendimtare: “Java e ardhshme është e rëndësishme për të ardhmen time”.

Sipas tij, edhe Benfica duhet ta planifikojë sezonin e ri: “Kemi një periudhë prej 8 ose 10 ditësh për të parë situatën dhe marrë një vendim”.

Mourinho komentoi edhe Florentino Pérez: “Nuk e kam parë konferencën e tij.

Pastaj kush jam unë të komentoj një president me historinë e Don Florentinos?” Për Arbeloa tha:

“Është mik imi. Dha shpirtin për mua si lojtar. Tani që është trajner te Real Madridi, lidhja ime me klubin bëhet edhe më e fortë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat