Edicioni 1985 – 1986 ishte i veçante për Fadil Muriqin në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë.
Dhjetëshi i Prishtinës apo Fadil Muriqi!
Fadil Muriqi ishte shënuesi më i mirë i Prishtinës, duke lënë pas kapitenin Fadil Vokrri, Zoran Batroviqin e Mensur Nexhipin.
Fadil Muriqi në vend të parë dhe lojtari i parë që bëri het-trik në një ndeshje!
Në Kampionatin 1985/86 Prishtina shënoi 39 gola, 17 në sezonin e vjeshtës, ndërsa 22 në atë të pranverës. Në listën e golashënuesve, Fadil Muriqi, me 11 gola (3 në vjeshtë e 8 në pranverë), zë vendin e parë.
Ky ishte, njëherit edhe lojtari i parë i Prishtinës, i cili në Ligën e parë federative shënoi het-trik me Velezhin, në Prishtinë, më 30 mars.
Vendin e dytë e ndajnë tre lojtarë, me nga 5 gola: Vokrri, Batroviq e Nexhipi (dy të fundit luajtën vetëm në vjeshtë). Nga 2 gola shënuan: Xhevdet Muriqi, Kujtim Shala, Rifat Mehinoviqi e Favzi Rama, ndërsa nga një: Arbnor Morina, Fadil Berisha, Sahit Kelmendi, Miodrag Qirkoviq dhe Afrim Tovërlani.
Do theksuar se referët akorduan 11 penallti më të mirë të Prishtinës, nga të cilët dy nuk u konkretizuan: Zoran Batroviq me Vojvodinën dhe Fadil Muriqi me OFK Beogradin (të dy ndeshjet në Prishtinë).
Ndërkaq, referët akorduan 6 penallti në dëm të Prishtinës. Në Nikshiq Rade Zalladi mbrojti penalltinë, kurse pesë të tjerët u realizuan.
Prishtina e zë vendin e 12-të me 32 pikë të mbledhura.