Dinamo nuk ka kohë

Futboll

Dinamo nuk ka kohë

Më: 15 maj 2026 Në ora: 14:49
Dinamo

Dinamo arriti të fitonte për herë të dytë radhazi Kupën e Shqipërisë duke mundur Egnatian me rezultatin 3-2.

Megjithatë, kryeqytetasit nuk kanë shumë kohë për të festuar duke qenë se menjëherë do të nisin nga puna për sfidën e nesërme ndaj Vllaznisë.Të besuarit e Dajës do të përballen me shkodranët këtë herë në “Final 4”, sfidë kjo e cila do të jetë e shtata për këtë sezon futbollistik.

4 herë skuadrat janë përballur në kampionat, ndërkohë që dy herë të tjera janë përballur në Kupën e Shqipërisë, aty ku kryeqytetasit arritën të kualifikohen në finale dhe fituan edhe trofeun 2 ditë më parë.

Blutë e Dajës duhet të fitojnë të tria ndeshjet dhe të shpresojnë në disa kombinime rezultatesh për të provuar titullin kampion që praktikisht, duket një mision i pamundur të paktën për këtë sezon futbollistik.

Pas “Final 4”, Dinamo do të ketë sërish pak ditë pushimi e më pas do të nisë përgatitjet për rrugëtimin në Ligën e Konferencës, për herë të dytë radhazi edhe aty pasi sezonin e shkuar arriti deri në “play off ”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat