Ademi dhe Duka mbështesin bashkë dhe publikisht Çeferinin

Futboll

Ademi dhe Duka mbështesin bashkë dhe publikisht Çeferinin

Më: 15 maj 2026 Në ora: 14:58
Armand Duka e Agim Ademi

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka së fundi i dha përkrahje Aleksandar Çeferinit për të rikandiduar për postin e presidentit të UEFA-së.

Një ditë pas këtij vendimi, edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka vendosur të përkrahë sllovenin edhe për një mandat.

Këtë e bëri të ditur vetë Ademi, në një postim në faqen e tij në “Facebook”.

“Bashkë me Armand Dukën, presidentin e FSHF-së dhe zv/Presidentin e UEFA-s në përkrahje të Aleksandër Çeferinit edhe për një mandat tjetër në krye të UEFA-s.

Vendimi për mbështetjen e Çeferinit u mor në nivel federatash, në takimin e përbashkët për strategjinë e futbollit kombëtar”, u shpreh Ademi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat