Arsimi nga Çegrani do të luajë sot në Kratovë nga ora 16:00 ndja Sileksit, në takimin e javës së 32-të të Kampionatit të Maqedonisë në futboll.
Një fitore kundër Sileksit për të shmangur play-aut-in, gjë që do të konfirmonte mbijetesën e tij në Ligën e Parë të Maqedonisë.
Kjo ndeshje konsiderohet si një nga më të rëndësishmet për klubin këtë sezon, pasi do të vendosë drejtpërdrejt fatin e ekipit.
Para ndeshjes, lojtari i Arsimit, Remzifaik Selmani, shprehu optimizëm dhe besim në ekip, duke theksuar se përgatitjet shkuan mirë dhe se atmosfera në ekip është në një nivel të lartë.
“Punuam me përkushtim maksimal gjatë gjithë javës dhe atmosfera në ekip është shumë pozitive.
Jemi të gjithë të motivuar dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj ndeshjeje.
Sileksi është një kundërshtar cilësor, veçanërisht në fushën e tyre, por ne jemi përgatitur mirë dhe do të dalim në fushë me besim”, thotë Selmani, duke shtuar:
“Jemi shumë afër arritjes së qëllimit tonë dhe nuk duam ta lëmë të na ikë nga duart.
Në Kratovë po shkojmë për një rezultat pozitiv, domethënë një fitore, sepse duam të sigurojmë mbijetesën pa një play-aut.
Jemi të vetëdijshëm se nuk do të jetë e lehtë, por besojmë në cilësitë tona dhe në lojën e ekipit që kemi ndërtuar gjatë gjithë sezonit.
Do të japim maksimumin tonë në çdo moment, do të luftojmë për çdo top dhe do të tregojmë karakter në fushë.
Ndeshje të tilla fitohen me zemër, disiplinë dhe dëshirë të madhe. Jam i sigurt se nëse japim më të mirën tonë, do të kthehemi me rezultatin që na duhet”.