Misioni i Shkendijës është i vështirë në përpjekjen e saj për të mbrojtur titullin e Maqedonisë së Veriut në futboll.
“Për të pasur ndonjë shpresë, skuadra e Shkendijës duhet të mposhtë AP Brerën, dhe Vardari të humbasë ndaj Strugës TL, dhe pastaj të mposhtë Vardarin jashtë fushe në javën e fundit.
Nga këtu, skuadra e Tetovës së pari do të duhet të përfundojë detyrimin e saj, të mposhtë ekipin e AP Brerës”, shkruan mediumi maqedon “Sportsport”.
"Nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të fitojmë dhe të presim një rezultat pozitiv për ne nga Struga.
Për sa kohë që ka edhe shansin më të vogël, do të luftojmë.
Qëllimi ynë është të fitojmë tre pikë sot", thonë nga kampi i Shkendijës.
Dueli në stadiumin e qytetit në Tetovë fillon në orën 16:00.