Carrickut i ofrohet vazhdimi i kontratës

Futboll

Carrickut i ofrohet vazhdimi i kontratës

Më: 15 maj 2026 Në ora: 15:21
Michael Carrick

Michael Carrick është heroi i Manchester Unitedit.

Anglezi, i cili është trajner i përkohshëm ka arritur të fus “Djajtë e Kuq” në top 3-shen e Premierligës dhe t’i kualifikojë në Champions League.

Sipas “The Athletic”, Carrickut i është ofruar kontrata dyvjeçare, duke besuar në projektin e legjendës së klubit.

“INEOS”, po synon që të përfundojë marrëveshjen të dielën në prag të ndeshjes së fundit të sezonit në “Old Trafford”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat