AP Brera nga Strumica në presion të Shkëndijës

Futboll

AP Brera nga Strumica në presion të Shkëndijës

Nga: K.G. Më: 15 maj 2026 Në ora: 15:28
AP Brera nga Strumica

AP Brera nga Strumica ka një mision për të shmangur play-aut-in në javët e fundit të Ligës së Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. 

Aktualisht, ka tre pikë më pak se Arsimi dhe katër se Bashkimi, dhe është e qartë se do të jetë në gjendje ta bëjë këtë vetëm nëse arrin rezultat pozitiv në ndeshjen e sotme (16.00) jashtë fushe kundër Shkendijës në Tetovë.

Pas barazimit kundër Rabotniçkit, detyra e Brerës është më e vështirë.

"Ne po shkojmë në Tetovë për të luajtur me cilësi dhe për të arritur një rezultat pozitiv", thuhet nga AP Brera.

Ndeshja midis Shkendijës dhe AP Brerës do të luhet sot, duke filluar nga ora 16:00, në Stadiumin e Qytetit në Tetovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat