Wesley humb Botërorin

Futboll

Wesley humb Botërorin

Më: 7 qershor 2026 Në ora: 20:00

Brazili, Wesley humb Botërorin!

Ëndrra e Wesley-t për Kupën e Botës është zbehur. Anësori i Romës, i dëmtuar në miqësoren kundër Egjiptit, nuk do të luajë për Brazilin.

Wesley iu nënshtrua testeve që zbuluan një këputje të muskulit aduktor të kofshës së majtë, një dëmtim që do ta pengojë atë të rikuperohet në kohë për turneun.

Prandaj, Federata Braziliane e Futbollit ka njoftuar përjashtimin e Wesley-t nga skuadra e Carlo Ancelottit, me mesfushorin e Atalantës, Ederson, i cili është thirrur në vend të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat