Shok në futbollin evropian: Christian Eriksen është rrëzuar sërish gjatë një ndeshjeje miqësore mes Danimarkës dhe Ukrainës.
Incidenti ndodhi rreth minutës së 66-të, kur mesfushori danez u rrëzua pranë zonës së kundërshtarit, duke shkaktuar panik te lojtarët dhe tifozët.
Sipas raportimeve të para, Eriksen ishte i vetëdijshëm kur u largua nga fusha dhe ndeshja më pas u ndërpre.
Skenat rikthyen kujtimet e tmerrshme të Euro 2020, kur Eriksen pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes mes Danimarkës dhe Finlandës në Kopenhagë. Atëherë zemra e tij ndaloi për disa minuta, por mjekët arritën ta shpëtonin dhe më vonë iu vendos një defibrilator automatik.
Pas rikuperimit, ai u rikthye në futboll profesionist dhe vazhdoi karrierën në nivele të larta.
Mediat raportojnë se Eriksen është larguar nga fusha i vetëdijshëm dhe duke ecur me ndihmë drejt kontrolleve mjekësore, ndërsa priten informacione zyrtare për gjendjen e tij shëndetësore..