Ndarja nga jeta në mënyrë të parakohshme e futbollistit nga Kosova të Elbasanit, Fatjon Bunjaku, ka tronditur opinionin sportiv në Kosovë e Shqipëri.
Përtej reagimeve të shumta, kanë ardhur edhe aktet përkujtimore për futbollistin i cili në të kaluarën kishte qenë pjesë e Kosovës U21.
Para ndeshjes miqësore të luajtur sot në Prishtinë mes Kosovës dhe Andorrës, është mbajtur një minutë heshtje pikërisht për Bunjakun.
Shumë protagonist në fushë në radhët e “Dardanëve” kanë qenë bashkëlojtarë apo e kishin ndeshur në fushën e lojës si kundërshtar 22-vjeccarin ndaj emocionet kanë qenë të dukshme në radhët e përfaqësues së Kosovës.