Juventusi vihet pas Guomundsson, Fiorentina mund ta lërë të largohet për 15-18 milionë euro

Futboll

Juventusi vihet pas Guomundsson, Fiorentina mund ta lërë të largohet për 15-18 milionë euro

Më: 8 qershor 2026 Në ora: 16:44
Albert Gudmundsson

E ardhmja e Albert Gudmundsson mund të jetë larg Firences.

Sulmuesi islandez është futur në radarët e Juventusit, ndërsa agjentët e tij po punojnë për të gjetur një destinacion të ri gjatë afatit të verës.

Sipas mediave italiane, bardhezinjtë janë informuar për mundësinë e transferimit të 28-vjeçarit, i cili mund të largohet nga Fiorentina për një shifër mes 15 dhe 18 milionë eurosh.

Formula që po përmendet më shumë është ajo e huazimit me detyrim blerjeje, një zgjidhje që do t’i lejonte Juventusit të shpërndante koston e operacionit në disa faza.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse trajneri Luciano Spalletti do ta konsiderojë Guomundssonin si përforcimin e duhur për repartin ofensiv.

Pas një sezoni me ulje-ngritje te Fiorentina, islandezi nuk arriti të përsërisë shifrat që kishte regjistruar te Genoa.

Në edicionin 2025/26 ai zhvilloi 32 ndeshje në Serie A, duke realizuar 5 gola dhe 4 asistime me fanellën vjollcë.

Javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e islandezit.

Nëse palët gjejnë gjuhën e përbashkët për formulën e transferimit, Guomundsson mund të veshë fanellën bardhezi dhe të nisë një aventurë të re në Torino. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat