Granit Xhaka me Zvicrën në histori, eliminojnë Kolumbinë

Futboll

Granit Xhaka me Zvicrën në histori, eliminojnë Kolumbinë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 7 korrik 2026 Në ora: 21:23 Përditësuar në ora: 00:51 më 08.07.2026
Granit Xhaka feston me shokë

Zvicra ka shkruar një kapitull të ri të historisë së saj në Kampionatin Botëror

Zvicra ka shkruar një kapitull të ri të historisë së saj në Kampionatin Botëror, duke eliminuar Kolumbinë pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 4:3 dhe duke siguruar një vend në çerekfinale.

Kapiteni Granit Xhaka dhe Ardon Jashari e nisën ndeshjen nga minuta e parë, ndërsa Jashari u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 46-të. Xhaka udhëhoqi skuadrën me përvojën e tij, ndërsa zviceranët treguan lojë të mirë përballë një Kolumbie shumë të fortë.

Zvicra - Kolumbia 0:0 - 4:3
Stadiumi "BC Place", Vancouver.
Shikues: 54.000.
Gjyqtar: I Barton (Salvadori). 
Kartona të verdhë: Xhaka, Zakaria, Muheim -  Suarez, Sanchez   .
Zvicra; Kobel, Zakaria (Widmer 87'), Elvedi, Akanji, R. Rodriguez (Muheim 71'),  Xhaka, Freuler, Ndoye (Vargas 90+2'), Jashari (Sow 46'), Rieder (Amdouni 103') dhe Embolo (Itten 86').
Kolumbia: Vargas, Munoz, D. Sanchez, Lucumi (Mina 119'), Mojica, Lerma (Rios 82'), Puerta, J. Arias (Campaz 66'), Rodriguez (Quintero 66'), Luis Suarez (Hernandez 82') dhe Luis Diaz.

Në çerekfinale, Zvicra do të përballet me Argjentinën.

Ndeshja ishte shumë e luftuar dhe përfundoi pa gola pas 90 minutave të rregullta. As dy vazhdimet nga 15 minuta nuk sollën fitues, duke bërë që gjithçka të vendosej nga pika e bardhë.

Kolumbia rrezikoi e para në minutën e 21-të, kur Gustavo Puerta provoi me një goditje të fortë nga jashtë zonës, por portieri Gregor Kobel reagoi shkëlqyeshëm duke devijuar topin në këndore.

Në minutën e 30-të, Fabian Rieder pati një mundësi të artë për Zvicrën, por Camilo Vargas bëri një pritje vendimtare. Vetëm tre minuta më vonë, Dan Ndoye doli i vetëm përballë portierit kolumbian, por goditja e tij ishte e dobët dhe Vargas e kontrolloi pa vështirësi.

Në minutën e 48-të, Djibril Sow u gjend në një pozitë ideale brenda zonës, por rrëshqiti në momentin e goditjes dhe humbi rastin.

Tre minuta më vonë, Granit Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të ashpër, ndërsa në minutën e 53-të Fabian Rieder provoi nga goditja e lirë, por topi përfundoi pranë shtyllës së djathtë.

Në vazhdime u krijuan disa raste të pastra. Në minutën e 99-të, Jhon Lucumí ishte shumë pranë golit për Kolumbinë, por goditja e tij me kokë u ndal nga traversa. Dy minuta më vonë, Jaminton Campaz provoi nga distanca, por Gregor Kobel realizoi një tjetër pritje spektakolare.

Në minutën e 104-t, Zeki Amdouni ishte pranë golit me prekjen e tij të parë të topit, por Camilo Vargas reagoi në mënyrë të shkëlqyer. Në minutën e 114-të, Granit Xhaka provoi nga rreth 17 metra, por topi përfundoi mbi portë.
Katër minuta para fundit të vazhdimeve, Xhaka gaboi në ndërtimin e aksionit dhe i dha mundësi Jaminton Campazit të rrezikonte seriozisht, por goditja e kolumbianit përfundoi mbi traversë, duke shpëtuar Zvicra.

Penalltitë rezultuan vendimtare. Zviceranët u treguan më të saktë dhe triumfuan me rezultat 4:3, duke siguruar kualifikimin e madh në çerekfinalen e Kampionatit Botëror, ku i pret sfida ndaj Argjentinës.

Për Kolumbinë shënuan: Quintero, Campaz, Diaz, e dështuan Sanchez (traversa), Hernandez (e mbron portieri); për Zvicrën realizuan: Xhaka, Amdouni, Itten, Vargas; dështoi Akanji (mbi portë).

Penalltitë vendosin fatin e ndeshjes

(E plotësuar) -Penalltitë vendosin fatin e ndeshjes.

Zvicra - Kolumbia 0:0 - 4:3

Stadiumi "BC Place", Vancouver.
Shikues: 54.000.
Gjyqtar: I Barton (Salvadori). 
Shënues:
Kartona të verdhë. Xhaka, Zakaria, Muheim -  Suarez, Sanchez   .
Zvicra; Kobel, Zakaria (Widmer 87'), Elvedi, Akanji, R. Rodriguez (Muheim 71'),  Xhaka, Freuler, Ndoye (Vargas 90+2'), Jashari (Sow 46'), Rieder (Amdoun 103') dhe Embolo (Itten 86').
Kolumbia: Vargas, Munoz, D. Sanchez, Lucumi (Mina 119'), Mojica, Lerma (Rios 82'), Puerta, J. Arias (Campaz 66'), Rodriguez (Quintero 66'), Luis Suarez (Hernandez 82') dhe Luis Diaz.

119' Presion i madh.

116’ Granit Xhaka bëri gabim trashanik, ku Jaminton Campaz (Kolumbia) është pranë shënimit të golit me një gjuajtje nga brenda zonës, por gjuajtja e tij shkon sipër traversës.

114’ Granit Xhaka (Zvicër) nga rreth 17 metra gjuan mbi portë.

113' Ndeshja po shkon drejt penalltive?

110' Lojtarët e Zvicrës po shkëmbejnë disa pasime të shkurtra për të hapur mbrojtjen e kundërshtarëve.

107' Minutat e emocioneve.

104' Zeki Amdouni (Zvicër) me prekjen e parë të topi, gati shënojë, por gjuajtja e tij e ulët drejt mesit të portës u prit nga portieri Camilo Vargas.

101' Jaminton Campaz (Kolumbia) godet nga distanca, megjithatë, përpjekja e tij e mirë drejt shtyllës së majtë pritet me mund të madh nga portieri Gregor Kobel!

99’ Rasti më i mirë i ndeshjes dhe fat i madh për Zvicrën. Jhon Lucumi (Kolumbia) ngrihet lart dhe godet me por godet vetëm traversën!

95' Davinson Sanchez (Kolumbia) ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje.

94' Presioni te dy kombëtaret

91' Fillon pjesa e parë e vazhdimeve.

Ndeshja shkon në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

90' Do të luhen 5 minuta shtesë.88' A do të kemi vazhdime?

84' Fabian Rieder (Zvicër) gjen vetëm njërin nga mbrojtësit, i cili e godet me kokë jashtë rrezikut.

79' Denis Zakaria (Zvicër) harkon topin pa shkaktuar probleme.

78' Kolumbia duket më e rrezikshme.

74' Camilo Vargas (Kolumbi) është duke u rikthyer në formë pas një dëmtimi. Breel Embolo (Zvicër) duket se është mirë dhe është në gjendje të vazhdojë.

72' Daniel Munoz (Kolumbia) bën një ndërhyrje.

70' Ende pa gola.

64' Faule të shkaktuara – 9:8.

61' Luis Suarez (Kolumbi) ndëshkohet me karton të verdhë.

57' Zvicra po tregon lojë të mirë. 

53' Fabian Rieder (Zvicër) gjuan nga goditja e lirë por shkon pranë shtyllës së djathtë. 

51' Karton i verdhë. Ndërhyrja nga Granit Xhaka (Zvicër) ishte mjaft e ashpër dhe Ivan Barton nuk hezitoi t'i tregonte karton të verdhë.

48' Përpjekje nga Djibril Sow (Zvicër). Ai e gjen veten në një pozicion të shkëlqyer pasi merr një pasim të saktë brenda zonës dhe nga 11-12 metra nuk godet si duhet, rrëshqet.

46' Murat Yakin ka bërë një zëvendësim në pushim. Djibril Sow (Zvicër) ka hyrë në fushë në vend të Ardon Jasharit.

Përfundon pjesa e parë.

44' James Rodriguez (Kolumbia) gjuan me goditje në kënd, por njëri nga lojtarët mbrojtës e largon.

42' Jashari po mundohet.

39' Një krosim në zonë nga Daniel Munoz (Kolumbia) largohet. T

36' Zvicra po luan mw mirw.

33' Dan Ndoye (Zvicër) ka marrë pasim të shpejtë brenda zonës dhe i mbetet vetëm portierin për të mposhtur. Gjuajtja e tij drejt mesit të portës nuk është e fortë dhe Camilo Vargas e prit lehtësisht topin.

30' Rieder në pozitë të volitshme por goditja e tij ndalet me mund të madh nga portieri Vargas.
28' Kolumbia po tregohet e rrezikshme në kundërsulme.

26' Xhaka me shokë kërkojnë golin.

23' Lojë e hapur.

21’ Gustavo Puerta (Kolumbia) gjuan nga vija e 16-shit. Përpjekja e tij e rrezikshme drejt shtyllës së majtë mezi ndalet nga portieri Gregor Kobel, i cili e dëboi në korne.

20' Nuk ka gola.

15' Një goditje këndi nga Fabian Rieder (Zvicër) që dukej e rrezikshme, largohet nga mbrojtja.

13' Zvicra ka presionin.

10' Raporti i zotërimit të topit është 63:37.

 

7' Luis Suarez (Kolumbia) ishte shumë i fortë me ndërhyrjet e tij dhe Ivan Barton ndali ndeshjen për të sinjalizuar një goditje dënimi.

6' Dan Ndoye (Zvicër) në pozicion jashtë loje.

3' Luis Diaz (Kolumbia) bën një krosim cilësor në zonë, por mbrojtja kundërshtare kap topin dhe e largon me forcë.

1' Fillon ndeshja.

Te Zvicra janë dy shqiptarë në fushë, Xhaka dhe Jashari, ndërsa te Kolumbia nuk mungon ylli i Bayern Munich, Luis Diaz.

Nico Elvedi do të formojë çiftin e qendrës

Zvicra dhe Kolumbia përballen sonte në Kupën e Botës 2026, me vendin e fundit në çerekfinale që është ende në lojë.

Skuadra e Murat Yakinit siguroi kualifikimin në fazën e 1/8-ës së finales pas fitores së qetë 2-0 ndaj Algjerisë, ndërsa Kolumbia mposhti Ganën me rezultat minimal 1-0.

Mbrojtësi i djathtë Silvan Widmer është rikuperuar mjaftueshëm për të qenë në bankën rezervë të Zvicrës, megjithatë largimi i Johan Manzambit, Ruben Vargasit dhe Djibril Sow nga stërvitja e së hënës para kohe ngriti shqetësime serioze.

Vargas dhe Sow kanë arritur të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen, ndërsa Luca Jaquez dhe Michel Aebischer mungojnë.

Kapiteni Granit Xhaka, Manuel Akanji dhe Breel Embolo janë titullarë, pavarësisht se po monitoroheshin për atë që stafi mjekësor e përshkroi si “mbingarkesë muskulore”.

Nga fillimi e nis edhe një shqiptar tjetër, Ardon Jashari.

Në anën tjetër, Kolumbia ka humbur sulmuesin Jhon Córdoba për pjesën e mbetur të turneut, pasi ai pësoi një dëmtim në muskulin aduktor gjatë ndeshjes me Ganën. Ai është në listën e ndeshjes, por nuk pritet të aktivizohet.

Nico Elvedi do të formojë çiftin e qendrës së mbrojtjes me Manuel Akanjin.

Në mesfushë, Remo Freuler, ish-lojtar i Nottingham Forestit, do të luajë përkrah Granit Xhakës.

Johan Manzambi mungon për shkak të dëmtimit, duke lënë Breel Embolon si sulmuesin e vetëm në formacion.

Te Kolumbia, Camilo Vargas është portieri titullar i padiskutueshëm në këtë Kupë Bote dhe mbrohet nga katërshja Daniel Muñoz, Davinson Sánchez, Jhon Lucumí dhe Johan Mojica.

Jefferson Lerma është para mbrojtjes në mesfushë, me Jhon Arias dhe Gustavo Puerta në krahët e tij, ndërsa ylli i Bayern Munichut, Luis Díaz, është lojtari më i rrezikshëm në krahun e majtë.

Luis Suárez pritet të udhëheqë sulmin në mungesë të Córdobas, ndërsa James Rodríguez, ish-mesfushori i Real Madridit dhe Evertonit, do të ketë një rol të lirë nga krahu i djathtë, duke lëvizur shpesh drejt qendrës me këmbën e tij të majtë.

Formacionet zyrtare:

Zvicra: Kobel; Elvedi, Akanji, Rodriguez, Zakaria; Freuler, Xhaka, Jashari; Rieder, Embolo, Ndoye.

Rezervat: Mvogo, Keller, Muheim, Widmer, Coemert, Amenda, Sow, Fassnacht, Vargas, Okafor, Amdouni, Itten.

Mungesa për shkak dëmtimi: Manzambi, Jaquez, Aebischer.

Kolumbia: Vargas; Muñoz, Lucumí, Puerta, Mojica; Sánchez, Rodríguez, J. Arias, Lerma, Díaz; Suárez.

Rezervat: Ospina, Montero, S. Arias, Mina, Ditta, Machado, Castaño, Ríos, Carrascal, Portilla, Quintero, Córdoba, Hernández, Campaz.

Zvicaa apo Kolumbia?

Zvicra dhe Kolumbia përballen mes tyre, në ndeshjen e fundit për fazën e 1/8-ve në Botëror.

Kombëtarja helvete mbërrin në këtë përballje me një formë mbresëlënëse. Fitorja e fundit 2-0 ndaj Algjerisë i dha skuadrës së Murat Yakin tre fitore radhazi për herë të parë në historinë e saj në Kupën e Botës.

Seria e rezultateve pozitive është zgjeruar në shtatë ndeshje pa humbje, falë një mbrojtjeje të organizuar dhe një ekuilibri të madh në lojë.

Përballë tyre është Kolumbia, një skuadër që ka bërë një rrugëtim të gjatë në këtë Botëror, duke luajtur ndeshje në të tre vendet organizatore.

Pas fitores 1-0 ndaj Ganës, kombëtarja vjen me një mbrojtje të fortë, me tre ndeshje radhazi pa pësuar gol.

Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy kombëtareve.

Për një biletë ndaj Argjentinës

Për një biletë ndaj Argjentinës,!

Ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Botës 2026 mbyllen sot me duelin mes Zvicrës dhe Kolumbisë, e cila do të përcaktojë çerekfinalisten e fundit që mbetet në garë për trofeun, atë që do të luajë kundër Argjentinës.

Pas ankesave publike të Jasharit, duket se trajneri Jakin e ka dëgjuar, pasi ka vendosur të aktivizojë mesfushorin si titullar nga minuta e parë përkrah Granit Xhakës.

Detyra do të jetë për të ndërtuar, por edhe ndaluar sulmet e rrezikshme të kolumbianëve të cilët kanë në repartin e avancuar Suarez, Hames Rodriguez dhe Luis Diaz.

Zvicër - Kolumbi, kolumbianët me kapacitetin e plotë

Në Vancouver, në Kanada, do të luhet ndeshja e fundit për raundin e 1/16-ve, mes Zvicrës dhe Kolumbisë. Fituesi i këtij çifti do të përballet në çerekfinale me Argjentinën, që eliminoi pak më parë Egjiptin.

“Helvetët” vijnë në këtë takim me një mungesë të rëndësishme si ajo e Johan Manzambi, i dëmtuar. Kolumbia është me formacionin e saj më të mirë të mundshëm.

ZVICRA XI: Kobel; Zakaria, Akanji, Elvedi, Ricardo Rodríguez; Xhaka, Freuler, Jashari; Ndoye, Embolo, Rieder

KOLUMBIA XI: Vargas; Muñoz, Sánchez, Lucumí, Mojica; Lerma, Puerta, James Rodríguez; Luis Díaz; Luis Suárez, Jhon Arias

Xhaka dhe Jashari synojnë çerekfinalen!

Sonte luhet edhe dueli i fundit i 1/8-tave të Botërorit 2026.

Zvicra e Granit Xhakës dhe Ardon Jasharit synojnë kualifikimin në çerekfinale, diçka që “Helvetikët” s’e kanë përjetuar që 72 vite.

Manzambi, Aebischer dhe Jaquez janë mungesat e mëdha për Zvicrën në këtë ndeshje.

Zvicra - Kolumbia

Zvicra; Kobel, Zakaria, Elvedi, Akanji, R. Rodriguez,  Xhaka, Freuler, Ndoye, Jashari, Rieder dhe Embolo.
Kolumbia: Vargas, Munoz, D. Sanchez, Lucumi, Mojica, Lerma, Puerta, J. Arias, James, Luis Suarez dhe Luis Diaz.

Zvicra në fushë me dy shqiptarë

Zvicra dhe Kolumbia do të përballen mbrëmjen e sotme në kuadër të ndeshjes së fundit të fazës 1/16-at të Botërorit 2026.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “BC Place”, do të nisë në orën 22:00.

Tashmë dy trajnerët, Murat Yakin dhe Nestor Lorenzo kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë prej minutës së parë.

Te Zvicra janë dy shqiptarë në fushë, Xhaka dhe Jashari, ndërsa te Kolumbia nuk mungon ylli i Bayern Munich, Luis Diaz.

Zvicra - Kolumbia
Zvicra; Kobel, Zakaria, Elvedi, Akanji, R. Rodriguez,  Xhaka, Freuler, Ndoye, Jashari, Rieder dhe Embolo.
Kolumbia: Vargas, Munoz, D. Sanchez, Lucumi, Mojica, Lerma, Puerta, J. Arias, James, Luis Suarez dhe Luis Diaz.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat