Superkupa e UEFA-s: PSG përballë Aston Villas në një finale të madhe

Futboll

Superkupa e UEFA-s: PSG përballë Aston Villas në një finale të madhe

Më: 8 gusht 2026 Në ora: 12:42
Enrique e Emery

Finalja e Superkupës së UEFA-s do të sjellë përballë dy gjigantë të futbollit europian, Paris Saint-Germain dhe Aston Villa, në një duel emocionues që do të zhvillohet në Salzburg të Austrisë.

Kjo ndeshje prestigjioze, e cila shënon rikthimin e futbollit europian në ekranin e Top Channel, premton spektakël dhe rivalitet të fortë.

PSG, fituesja e Ligës së Kampionëve, vjen në këtë finale me ambicien për të fituar trofeun për herë të dytë radhazi, pas triumfit të vitit të kaluar ndaj Tottenham-it me penallti.

Nga ana tjetër, Aston Villa, kampione e Ligës së Europës, kërkon të bëjë surprizën dhe të ngrejë trofeun e parë të sezonit, duke sfiduar kampionët në fuqi të Europës.

Përballja bëhet edhe më interesante nga prania e dy trajnerëve me emër, Luis Enrique në krye të PSG-së dhe Unai Emery në drejtim të Aston Villas, të cilët do të përballen me strategjitë e tyre. Finalja e madhe është programuar për të mërkurën, më 12 gusht, në orën 21:00/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat