Chelsea pa respekt ndaj Milanit

Futboll

Chelsea pa respekt ndaj Milanit

Më: 8 gusht 2026 Në ora: 16:28
Pamje nga ndeshja

Në miqësoren e luajtur në Jakarta në Indonezi, Chelsea fitoi ndaj Milanit me rezultatin 3:0.

Chelsea e drejtuar nga Xabi Alonso, e nisi me këtë formacion titullar: (4-2-3-1): Sánchez; Palestra, W. Fofana, Acheampong, Hato; Caicedo, Lavia; Pedro Neto, Palmer, Welbeck; João Pedro

Milan i drejtuar nga Ruben Amorim, e nisi me këtë formacion titullar (3-4-2-1): Torriani; F. Terracciano, De Winter, Pavloviq; Chukëueze, Modrić, Comotto, Estupiñán; Loftus-Cheek, Leão; Camarda. Coach: Amorim

Sfida u zhbllokua në fund të pjesës së parë, ku pas një krosimi të Mosies Caicedo nga këndi, ishte Joao Pedro që shënoi me kokë. 

Chelsea e nisi shumë mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin sërish me Joao Pedro, pas një krosimi të Pedro Neto. 

Në minutën e 51-të, ishte radha e Mosies Caicedo për të shënuar një gol fantastik me një goditje jashtë zonës pas krosimit të Romeo Lavia nga këndi.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, pavarësisht zëvendësimeve të kryera nga të dy trajnerët respektiv. Miqësorja e radhës për Milanin do të jetë pas një jave ndaj Manchester United. Chelsea luan nesër ndaj Johor dhe pas një jave ndaj Real Sociedad.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat