Prishtina e Re po mobilizohet për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës.
Ky ekip nuk qëndroi më shumë se një vit në elitën e futbollit tonë.
Prishtina e Re ka përforcuar radhët me futbollistin Valton Haxhiu.
“KF Prishtina e Re ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e Valton Haxhiut, i cili i bashkohet skuadrës sonë për sezonin e ri.
Sulmuesi i krahut të majtë së fundmi ishte pjesë e klubit gjerman SV Schëarzenbach, ndërsa më herët në karrierën e tij ka qenë pjesë edhe e FC Kaiserslautern U19.
Haxhiu ka zhvilluar një pjesë të rrugëtimit të tij futbollistik edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishte pjesë e akademisë së Chicago FC United.
Valtoni i bashkohet klubit për të shtuar alternativa dhe cilësi në repartin ofanziv, duke u bërë pjesë e projektit tonë me objektivin e qartë për rikthimin në elitën e futbollit të vendit”, ka njoftuar KF Prishtina e Re.