Dikur sfidonte Prishtinën, ndahet nga jeta legjenda e madhe kroate

Futboll

Dikur sfidonte Prishtinën, ndahet nga jeta legjenda e madhe kroate

Nga: K.Goca Më: 2 shtator 2026 Në ora: 12:45
Ivan Gudel

Gjenerata e vjetra dhe të mesme e njohin mirë Ivan Gudelin, dikur sfidonte Prishtinën e gjeneratës së artë në vitet e 80-ta.

Një lajm i trishtë ka ardhur nga Spliti.

Pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 66-vjeçare, ka ndërruar jetë Ivan Gudel, legjenda e Hajdukut të Splitit dhe një prej emrave të mëdhenj të futbollit kroat.

Gudel e kaloi të gjithë karrierën e tij si futbollist te Hajduku. Sipas të dhënave të klubit, ai zhvilloi 362 ndeshje dhe shënoi 93 gola.

Me Hajdukun fitoi kampionatin e ish Jugosllavisë dhe dy Kupa të ish Jugosllavisë. Ai ishte një nga futbollistët më të spikatur të gjeneratës së tij dhe një nga të preferuarit e publikut të Splitit.

Ai mori pjesë në Kampionatin Botëror të vitit 1982 në Spanjë, ku edhe shënoi gol, si dhe në Kampionatin Evropian të vitit 1984.

Karriera e tij e madhe u ndërpre shumë herët. Për shkak të sëmundjes, Gudel u detyrua ta përfundonte futbollin profesionist që në moshën 26-vjeçare, pikërisht në periudhën kur ishte në kulmin e karrierës dhe kur i parashikohej një e ardhme e madhe ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat