Telashe të reja me drejtësinë për futbollistin e Realit

Futboll

Telashe të reja me drejtësinë për futbollistin e Realit

Më: 2 shtator 2026 Në ora: 12:52
Reali

Raul Asencio përballet përsëri me probleme ligjore.

Mbrojtësi i Real Madridit u shpall këtë herë fajtor për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe u dënua me një gjobë të rëndë.

Sipas informacioneve nga mediat spanjolle, ai ka paguar 14400 euro dhe për më tepër, leja e drejtimit të futbollistit spanjoll u pezullua për tetë muaj. Incidenti daton që nga 16 gushti, kur Asencio u ndalua gjatë një kontrolli rutinë të trafikut në San Bartolomé de Tirajana, në ishullin e Gran Kanaria.

Lojtari ishte në drejtimin e makinës së tij Porsche dhe testi zbuloi një nivel alkooli në gjak prej 0.90 mg/l, shumë mbi limitin ligjor sipas ligjit spanjoll, të vendosur në 0.25 mg/l.

Mbrojtësi i lindur në vitin 2003, u gjykua me një procedurë të shkurtuar para se të jepeshin këto vendime. Por telashet e tij me drejtësinë nuk mbarojnë këtu pasi lojtari do të kthehet në gjykatë në ditët në vijim për një çështje tjetër ligjore.

Ai është i përfshirë në procedurat që kanë të bëjnë me shpërndarjen e supozuar të imazheve seksuale pa miratim, në lidhje me dy gra të reja, njëra prej të cilave ishte e mitur në kohën e ngjarjeve në Ishujt Kanarie në qershor 2023. Tre ish-shokë skuadre nga skuadra rezervë e Real Madridit ishin gjithashtu të përfshirë në hetim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat