Superkompjuteri i “OPTA” parashikon Finlandë - Shqipëri

Futboll

Superkompjuteri i “OPTA” parashikon Finlandë - Shqipëri

Më: 2 tetor 2026 Në ora: 23:15
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare luan këtë të shtunë në Helsinki ndeshjen ndaj Finlandës vendase, të vlefshme për Ligën e Kombeve ku dy skuadrat janë në Grupin C1.

Ndonëse Shqipëria kryeson grupin me pikë të plota, superkompjuteri i kompanisë së njohur “OPTA” nuk e sheh si favorite për këtë sfidë, sipas simulimeve që i janë bërë ndeshjeve.

Në 41,8% të simulimeve është Finlanda që del fituese nga ndeshja në fjalë, me fitoren e Shqipërisë që është rezultati i dytë më i mundshëm, me 31,6% të simulimeve.

Eventualiteti i një barazimi të ndeshjes në fjalë është përllogaritur të ndodhë nga 26,7% e simulimeve të kryera nga kompjuterat e kompanisë së njohur të statistikave sportive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat