Wimmer: Asllani lojtari më i rrezikshëm te Kosova

Futboll

Wimmer: Asllani lojtari më i rrezikshëm te Kosova

Më: 3 tetor 2026 Në ora: 14:14
Patrick Wimmer

Gjatë këtyre momenteve u mbajt konferenca për shtyp e Austrisë.

Në të morën pjesë trajneri Ralf Rangnick, së bashku me lojtarin e kësaj kombëtare Patrick Wimmer.

“Jam i lumtur që po luaj shumë dhe do të luaj edhe ndaj Kosovës.

Kemi edhe rigjenerim të mirë nga stafi dhe kemi mundësi të kemi minutazh të madh”, deklaroi Wimmer.

Wimmer, i cili luan së bashku te Hoffenheimi me treshen kosovare Hajdari, Avdullahu dhe Asllani, tha se te Kosova është “Fisi” ai që është lojtari më i rrezikshëm i “Dardanëve” dhe se do të kenë probleme që ta ndalin.

“Sulmuesi shtoi se nga të gjithë lojtarët e Kosovës njeh më mirë Fisnik Asllanin, Leon Avdullahun e Albian Hajdari, meqë luajnë te e njëjta skuadër – Hoffenheimi. E konsideroi Asllanin si lojtarin më të rrezikshëm”, shtoi Wimmer.

Ndeshja Kosovë-Austri do të luhet nesër në “Fadil Vokrri”, me fillim në orën 18:00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat