Një burrë ka ndërruar jetë në Spitalin e Gjakovës më 18 nëntor të këtij viti.
Sipas policisë, familja po dyshon se vdekja e tij erdhi si pasojë e mostrajtimit të duhur mjekësor.
Ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në spital kishte ndërruar jetë. Familjarë dyshojnë se kjo kishte ardhur si pasojë e mostrajtimit adekuat mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”.