Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar sot për hapjen e një çerdheje të re publike në fshatin Korenicë të Gjakovës.
“Çerdhe me kushte infrastrukturore shumë të mira, me ambiente të ngrohta e me staf të përgatitur për më të dashurit tanë, fëmijët”, tha Nagavci përmes një postimi në Facebook.
Ajo shtoi se ky nuk është investimi i vetëm në këtë fillim jave, pasi sipas saj pritet edhe përurimi i një salle të Edukatës fizike në shkollën “Zekeria Rexha” si dhe vendosja e gurthemelimit për ndërtimin e objektit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Gjakovës.
Postimi i plotë:
Edhe një çerdhe e re publike
Kësaj radhe në fshatin Korenicë të Gjakovës. Çerdhe me kushte infrastrukturore shumë të mira, me ambiente të ngrohta e me staf të përgatitur për më të dashurit tanë, fëmijët.
Ky nuk është investimi i vetëm këtë fillim jave në infrastrukturë.
Po e përurojmë edhe një sallë të Edukatës fizike në shkollën “Zekeria Rexha”, për të vazhduar me vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e objektit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Gjakovës.
Edhe kjo javë na pret me plot punë të mira!