Sot është vënë gurthemeli për Fakultetin e Mjekësisë në Kampusin Universitar në Gjakovë.
Sipas ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, vlera e këtij projekti është 3 milionë e 470 mijë e 74 euro.
“Kemi vënë sot gurthemelin për Fakultetin e Mjekësisë në Kampusin Universitar në Gjakovë. Vlera e këtij projekti është 3,470,074.30 euro. Objekti do të ketë sipërfaqe prej afro 8000 metra katrorë. Përmes ndërtimit të objekteve moderne arsimore, synojmë përmirësimin e cilësisë dhe gjithëpërfshirjes si dhe rritjen e kapaciteteve kërkimore”, ka shkruar ministrja në Facebook.
“Një Universitet i cili krijon kushte dhe qasje në arsim cilësor, krijon edhe një shkallë të lartë të kohezionit social, ndaj reformat e thella në arsim zënë vend të spikatur në agjendën politike të kësaj qeverie”, u shpreh tutje Nagavci.