Nesër nga ora 15:00 ndërpritet qarkullimi i trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik

Gjakova

Nesër nga ora 15:00 ndërpritet qarkullimi i trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës bën të ditur se nesër do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

Kjo për arsye pasi në trasen e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9., Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi Nr.4  i masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugës.

“Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë:

Nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës!”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat