Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, takohet me përfaqësues të Kryqit të Kuq – Dega në Gjakovë

Gjakova

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, takohet me përfaqësues të Kryqit të Kuq – Dega në Gjakovë

Më: 14 mars 2025 Në ora: 14:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur në takim pune Drejtoreshën e Kryqit të Kuq Dega në Gjakovë, Fllanza Bakija Lama, si dhe të rinj vullnetarë të kësaj organizate.

Gjatë diskutimit të përbashkët, Drejtoresha Bakija Lama informoi Kryetarin Gjini rreth realizimit të projektit “Promovimi i vlerave humane”.

Sipas Bakija – Lama, qëllimi i programit “Promovimi i vlerave humane” është ndërgjegjësimi dhe angazhimi i të rinjve në aktivitete që promovojnë humanizmin dhe solidaritetin.

Kryetari Gjini përgëzoi organizatën për punën e shkëlqyer, e në veçanti për këtë projekt në të cilin si vullnetarë janë të angazhuar nxënës të komunës së Gjakovës.

Pëerveç përgëzimit për punën e vazhdueshme, lidhur me këtë aktivitet, i pari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ofroi tërë mbështetjen e tij në, me theks të veçantë përmes Drejtorisë Komunale të Arsimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat