Arianit Besiri është zgjedhur kryetar i komunës në Morbach në landin Rheinland-Pfalz.
Besiri në emisionin “Dita e re”, ka rrëfyer ngjarjen e fitores në zgjedhjet lokale në Gjermani.
Tutje ai ka rrëfyer historinë e shkuarjes së tij në Gjermani me familje që kur ai ishte 1 vjeçar.
“Unë si fëmijë as 1 vjet nuk i kam pas, jemi dal me familje në 1994 në Gjermani. Këtu në gjermani kam shkuar në shkollë, e kam kryer fakultetin e Shkencave Politike, me pas e kam krye fakultetin e policisë i kam pas disa stacione të policisë përvojë pune. Pasi që e kam bë eksperiencën në punë, jam angazhuar vullnetarisht në futboll dhe kam qenë referë i futbollit dhe anëtar I Federatës së Futbollit prej vitit 2022 dhe në këtë aspekte kam kryer fakultetin e Shkencave Politike dhe janë lidh senet dhe atëherë ka ardhur mundësia për me kandiduar në Morbach”, është shprehur ai.
Ai ka thënë se ndjehet i lumtur që një shqiptar nga Mitrovica ka arrit zgjidhet për herë të parë kryetar komune në Gjermani.