Pas sulmit në qeli nga një shqiptar, vdes i burgosuri gjerman

Gjermani

Pas sulmit në qeli nga një shqiptar, vdes i burgosuri gjerman

Nga: Bota sot Më: 5 maj 2026 Në ora: 19:15
Një i burgosur në burgun e Straubingut (JVA Straubing) ka ndërruar jetë rreth një vit e gjysmë pas një sulmi.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në burgun e Straubingut në Gjermani, ku një i burgosur ka humbur jetën rreth një vit e gjysmë pas një sulmi të dyshuar nga një bashkëvuajtës, shkruan media gjermane.

Sipas policisë gjermane, incidenti kishte ndodhur në dhjetor të vitit 2024, kur një 46-vjeçar dyshohet se ishte sulmuar në qelinë e tij nga një tjetër i burgosur. Ai ishte gjetur i plagosur nga bashkëvuajtës të tjerë, të cilët kishin njoftuar menjëherë personelin e burgut.

Më pas, viktima ishte dërguar në spital dhe kishte qëndruar për një kohë të gjatë në trajtim mjekësor, deri në vdekjen e tij më 2 maj.

Prokuroria e Regensburgut ka ngritur aktakuzë ndaj një 43-vjeçari me shtetësi shqiptare, i dyshuar për tentativë vrasjeje. Aktualisht, autoritetet po hetojnë nëse sulmi i vitit 2024 ka qenë shkaku direkt i vdekjes së të burgosurit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat