Po vazhdon përmirësimi i procesit të ofrimit të shërbimeve kadastrale në Komunën e Gjilanit.
Vetëm në këtë vit janë trajtuar mbi 380 për qind lëndë të legalizimeve më shumë sesa në vitin 2021.
Drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Bekim Salihu, tha se rritja e angazhimit dhe nivelit të përgjegjësisë ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e rezultateve.
Sipas tij në bazë të raporteve paraprake sa i përket numrit të lëndëve të legalizimit të trajtuara, apo objekteve të regjistruara në kadastër, të cilat janë të paraqitura edhe në tabelë, shohim se numri i lëndëve të trajtuara në vitin 2024 (Alban Hyseni VV) është 381.48% më i madh se numri i lëndëve të trajtuara gjatë vitit 2021 (Lutfi Haziri LDK).
“I gjithë ky rezultat vjen falë përmirësimit të kushteve të punës, ngritjes së kapaciteteve si dhe angazhimit maksimal të stafit, të cilët po vazhdojnë të bëjnë një punë të shkëlqyer”, tha drejtori Bekim Salihu.