Nga muaji tetor është bllokuar buxheti dhe nuk po miratohet nga ana e këshilltarëve komunalë që e kanë shumicën në Kuvendin Komunal.
Tashmë është afati i fundit për miratim dhe në rast të mos kalimit këto mjete kthehen në buxhetin e shtetit.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se 40 millionë euro është buxheti për vitin 2025, ndërsa 2.5 milionë euro janë bartje nga 2023 në 2024.
“Ky është bilanci që po humbin qytetarët tanë nga barrikadimi opozitar për të dëmtuar qeverisjen në kurriz të qytetarëve”, tha Alban Hyseni.
I pari i Komunës së Gjilanit i bënë thirrje këshilltarëve komunalë: Mos votoni për ne, mos votoni për veten, votoni për qytetin e qytetarët.