Vazhdojnë punimet në njërin ndër projektet më të mëdha të Komunës së Gjilanit, në rrugën “Hamdi Kurteshi”

Gjilani

Vazhdojnë punimet në njërin ndër projektet më të mëdha të Komunës së Gjilanit, në rrugën “Hamdi Kurteshi”

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Punimet në njërin ndër projektet më të mëdha të Komunës së Gjilanit atë për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në qytet po vazhdojnë.

Mbulimi i shtratit të lumit rreth 1 kilometër, kap shifrën prej 2.4 milionë eurove.

Kjo rrugë do të jetë me katër korsi, trotuar në dy anët, shteg për biçikleta dhe shirit për këmbësorë.

Si shkak i punimeve një pjesë e rrugës, është bllokuar për qarkullim dhe se e cila pritet të hapet së shpejti.

E për të mos pasur bllokim të plotë, ishte asfaltuar një rrugë alternative.

E për të pare ecurinë e punimeve në rrugën "Hamdi Kurteshi", në orët e hershme ka dalë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

“Jemi afër për t'u liruar për qarkullim aksin e parë dhe më pas do të vazhdojë faza e parë për ndërtimin e kolektorit”, tha kryetari Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat