Takim i frytshëm mes Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore dhe Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan

Gjilani

Takim i frytshëm mes Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore dhe Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan

Nga: Dahest Luma Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 08:56
Foto nga takimi

Sot u zhvillua një takim i rëndësishëm mes përfaqësuesve të Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore me seli në Zvicër dhe drejtuesve të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan. Ky takim kishte për qëllim krijimin e urave të bashkëpunimit mes atdheut dhe mërgatës, duke pasur parasysh sukseset e vazhdueshme të gjeneratave të reja të diasporës në fushën e dijes.

Në këtë takim morën pjesë presidenti i Institutit, PhD. Dashnim Hebibi, i shoqëruar nga bashkëveprimtari Rafet Ademi, të cilët e njoftuan rektorin Prof. dr. Artan Dërmaku për planet dhe objektivat e institutit, duke i kërkuar bashkëpunim akademik dhe shkencor. Rektori Dërmaku ishte i shoqëruar nga Prof. dr. Dukagjin Leka (prorektor për mardhënie ndërkombëtare) dhe Prof. dr. Lulzim Rashiti, prodekan në fakultetin ekonomik.

Takimi u zhvillua në rektorat në një atmosferë miqësore, ku z. Hebibi i dhuroi rektorit edhe dy libra të shkruar nga ai me rëndësi kombëtare: “Lugina e Preshevës pjesë e unitetit kombëtar” dhe “Atdheu portativ”. Palët ranë dakord që në të ardhmen të formalizojnë bashkëpunimin përmes një marrëveshjeje konkrete.

Pas takimit, u realizuan fotografi kujtimi dhe Prof. dr. Lulzim Rashiti i shoqëroi mysafirët për një vizitë në ambientet e universitetit, duke përfshirë sallat e ligjëratave, bibliotekën dhe dy amfiteatrot. Gjatë vizitës, ata patën mundësinë të takojnë edhe profesorët Prof. dr. Selim Daki dhe Prof. dr. Blerim Haziri.

Në fund, z. Hebibi dhe z. Ademi falënderuan Prof. dr. Lulzim Rashitin për mikpritjen dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm me Universitetin “Kadri Zeka”. Gjithashtu, PhD. Hebibi informoi drejtuesit e universitetit se së shpejti në Zvicër do të fillojë punën Qendra Mediale Shqiptare, SAM24. Info duke kërkuar dhe ofruar mbështetje për këtë iniciativë.

Në ditët në vijim, delegacioni i Institutit do të vazhdojë me takime të tjera, në kuadër të forcimit të lidhjeve akademike dhe shkencore mes institucioneve shqiptare brenda dhe jashtë vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat