Befasi në golf

Golf

Befasi në golf

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 12:52
Befasi në golf

Golfisti i njohur amerikan Phil Mickelson, fitues i 6 turneve Major, ka vendosur të braktisë PGA (Professional Golfers Association) dhe të pranojë ofertën e ardhur nga Arabia Saudite, për të luajtur në Superligën e krijuar prej tyre. Një vendim që është konsideruar si një tërmet në sportin e golfit.

Eventi i parë i Superligës është këtë javë në Londër, ku do të marrin pjesë 48 sportistë të golfit. Për të gjithë pjesëmarrësit do të ketë premio. Në total do të jepen 25 milionë euro, nga të cilët 4 milionë do të shkojnë për fituesin.

Mickelson i bashkohet Superligës arabëve, ku tashmë luajnë edhe Dustin Johnson, Sergio Garcia, Lee Westwood e Ian Poulter. Ata u shprehën të gatshëm të pranojnë dënimet apo gjobat që do të vijnë nga PGA dhe DP World Tour për këtë vendim. Objektivi i tyre është të arkëtojnë sa më shumë dhe shpejt nga arabët.

51-vjeçari Mickelson u shpreh se synon të luajë edhe në turnetë Majors, duke nisur nga US Open, që nis pas një jave në Boston. Por kjo mbetet për t’u parë, nëse do të lejohet nga organizatorët.

commentKomento
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat