MPB Maqedoni njofton se sot (05.12.2024), në orën 00.10, në një objekt hoteliere në Gostivar, punonjësit e policisë nga DPB Gostivar, kanë privuar nga liria pronarin e objektit B.Z (20) të punësuarin A.S(20) dhe R.D (20), të tre nga Gostivari.
“Gjatë kontrollit në objektin, në të cilin u gjetën të arrestuarit, i kryer me urdhër të gjykatës, brenda objektit dhe tek i punësuari u gjet dhe u konfiskua marijuanë dhe sende të tjera.
Dyshohet se ato vijnë nga vepra penale”.
“Personat janë ndaluar në stacion policor për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.