Klubi i hendbollit Istogu, kampione vjeshtore, iu rikthehet stërvitjeve, me moton: Do t’i fitojmë të gjitha trofetë.
“Sot hendbollistet istogase ju kanë rikthyer stërvitjeve pas një pauze rreth tri javore, për tu përgatitur sa është e mundur për pjesën e mbetur të kampionatit.
Istogu fillon përgatitjet me synime trofetë e mundshme të hendbollit tonë, titullin kampion dhe kupën e Kosovës.
Na priftë e mbara dhe faleminderit për mbështetje”, njofton KHF Istogu.
Trajneri Faruk Shala synon të përgatisë ekipin maksimalisht dhe të arrijë në një nivel edhe më të lartë.