Derbi në Pejë

Hendboll

Derbi në Pejë

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 15:33
Pamje nga ndeshja

Për shkak të paraqitjes në Kupën Evropiane, Kastrioti i Ferizajt nuk i ka luajtur ende ndeshjet e dy xhirove të para në Superligën e Kosovës në hendboll.

Ndeshjen e parë të edicionit 2024/2025, ferizajasit e luajnë të dielën. Dhe do të jetë derbi i vërtetë.

Besa Famgas e Kastrioti takohen nga ora 19:00 në palestrën “Karagaçi” në kryendeshjen e xhiros së tretë të hendbollistëve. Ndeshja pritet të jetë interesante dhe e hapur deri në fund.

Besa në xhiron e parë e humbi ndeshjen interesante me Rahovecin, ndërsa në xhiron e dytë e mposhti Prishtinën.

Besa Famgas, ashtu si Kastrioti, kanë pretendime të mëdha këtë edicion.

Kastrioti luajti me Sllobodën e Tuzllës në kuadër të raundit të parë të EHF European Cup.

Në Ferizaj fitoi, ndërsa në Tuzëll të Bosnjë-Hercegovinës luajti ndeshje të fortë por megjithatë humbi dhe u eliminua.
Të dielën është edhe ndeshja mes Llapit e Trepçës, që fillon në ora 17:00.

Të shtunën janë ndeshjet Vjosa – Vushtrria (19:00) dhe Rahoveci – Prishtina (19:00).

Rahoveci ka fituar dy ndeshjet e para dhe synon pikë të reja ndaj Prishtinës. Prishtinasit megjithatë udhëtojnë për të dhënë maksimumin me synim për të ndalur hovin e “vreshtarëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat