Camara shënon 10 gola, Ferizaj shkëlqen dhe kryeson në Superligën e Kosovës

Hendboll

Camara shënon 10 gola, Ferizaj shkëlqen dhe kryeson në Superligën e Kosovës

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 21:57
Ferizaj

Ferizaj ka shënuar fitore të dielën në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Ferizaj fitoi bindshëm ndaj Shqiponjës në Gjakovë, me rezultat 35:25. Ferizajaset u shkëputën që në pjesën e parë dhe mbajtën epërsi bindëse gjatë gjithë pjesës së dytë.

Salematou Camara udhëhoqi Ferizajn me dhjetë gola. Luljeta Sopjani i kishte shtatë, Lorena Matarova gjashtë e Simone Keita pesë gola.

Alma Nivokazi i realizoi nëntë gola për Shqiponjëqn. Gjashtë i kishte Orgesa Gola e pesë Rosa Silva Ghabriell.

Ferizaj është skuadra e vetme me tri fitore. Udhëheq në tabelë me 6 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat