Në Rumani po i japin jehonë të madhe ndeshjes së sotme të rrethit të tretë të Kupës së Evropës në hendboll (meshkujt), mes kampionit të Kosovës Rahovecit dhe Minaur Baia Mare, kampion i Rumanisë
Mediumi rumun habit “Prosport”:"Në Kosovë paralajmërojnë masa të rrepta sigurie!".
“Po përgatiten me masa të mëdha sigurie për ndeshjen me skuadrën rumune në fundjavë.
Ata njoftojnë për masa të rrepta sigurie për përballjen me grupin nga Baia Mare, pas ngjarjeve që ndodhen në ndeshjen e futbollit Rumani - Kosovë në Ligën e Kombeve”, shkruan më tej.
“Pas ngjarjeve të ndeshjes së 15 nëntorit, në të cilën Kosova e braktisi ndeshjen ndaj Rumanisë dhe trikolorët fituan me rezultat zyrtar 3:0, preken edhe sportet e tjera kur bëhet fjalë për ndeshjet mes skuadrave të dy vendeve”, ka shkruar media rumune.
Menaxheri i përgjithshëm i Minaur Baia Mare, Liviu Bala, ka diskutuar për ndeshjen me Rahovecin dhe ka saktësuar se i ka ftuar ata që të dyja ndeshjet t'i luajnë në Baia Mare, por ata kanë refuzuar.
“Kemi kërkuar masa të posaçme mbrojtëse për këtë ndeshje, që të kemi një plan fillestar, në rast se ndodh diçka nga tifozët e tyre.
I kemi ofruar që të dyja ndeshjet t'i luajnë në Baia Mare dhe nuk kanë pranuar, ata kanë 4000 shikues në sallë, janë të lumtur.
Presim një reagim armiqësor”, ka thënë Liviu Bala, për faqen zyrtare të klubit.