Ekipi nga Rumania, Minaur Baia Mare, ka shënuar fitore me rezultat 38:31 (19:11) ndaj kampionit të Kosovës, Rahoveci, në ndeshjen që u zhvillua në palestrën e sportit “Mizahir Isma” në Rahovec.
Mysafirët e nisën furishëm duke avancuar me 1:3 dhe pastaj u barazua rezultati 3:3 në minutën e 8-të.
Pas 4 minutave mysafirët shënuan serinë 0:4 dhe avancuan me 3:7, duke shkuar në pushim me 8 gola epërsi (11:19).
Fillimi i pjesës së dytë i takoi Rahovecit ka e ngushtoi rezultatin në 4 gola (17:21) në minutën e 38-të por më shumë nuk patën forcë.
Mysafirët sërish shkëputen në epërsi me shtatë gola dhe e fitojnë ballafaqimin me rezultat 38:31.
Te Rahoveci u dallua Egzon Gjuka me 9 gola, i ndihmua nga Victor Alonso me 6 sosh etj. nëdrsa Gabriel Cumpanici ishte më efikasi te skuadra rumune me gjithsej 8 gola, i ndihmuar nga Anderson da Silva me 6 sosh etj.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Rumani.