Rumunët dolën me këtë rezultat në Kosovë! Media rumune mbetet pa fjalë 

Hendboll

Rumunët dolën me këtë rezultat në Kosovë! Media rumune mbetet pa fjalë 

Nga: K. Goca Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 21:53
Pamje nga ndeshja

Rahoveci ka treguar mikpritje e kulturë në ndeshjen e sotme në përballje me ekipin nga Rumania, CS Minaur Baia Mare.

Ekipi rumun ka shënuar fitore me rezultat 38:31 (19:11) ndaj kampionit të Kosovës, Rahovecit, në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të Kupës Evropiane në hendboll për meshkuj.

Media rumune “Digisport” mbetet pa fjalë sepse ndeshje u përshkrua ashtu si i ka hije sportit, pa incidente.

“Nuk ka pasur incidente”, ka shkruar mes të tjera media rumune.

“Nuk ka pasur incidente në sallën “Mizahir Isma”, ku kanë qenë të pranishëm rreth 2000 shikues.

Tifozët e Rahovecit shfaqën flamujt shqiptarë”, shkruan më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat