Në fundjavë xhiroja e 11-të, derbi më vonë

Hendboll

Në fundjavë xhiroja e 11-të, derbi më vonë

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 16:36
Pamje nga një ndeshje

Prej të shtunës deri të hënën zhvillohet nga një ndeshje e xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Por derbi i xhiros, Rahoveci – Kastrioti, do të luhet më vonë. Rahoveci ka udhëtuar për në Rumani për të luajtur ndeshjen e kthimit të raundit të tretë të Kupës Evropiane me skuadrën Minaur Baia Mare. Për këtë arsye ndeshja me Kastriotin e Ferizajt zhvillohet në termin tjetër.

Xhiroja hapet të shtunën nga ora 19:00 në Pejë, ku takohen Besa Famgasi e Trepça. Besa është e treta me 14 pikë, ndërsa Trepça renditet e fundit, pa pikë.

Më shumë rivalitet pritet të dielën nga ora 15:00, kur takohen Llapi e Vjosa.

Llapi është i shtati me gjashtë pikë, ndërsa Vjosa ka dy pikë më tepër në vendin e pestë.

Të hënën prej orës 20:00 është ndeshja Prishtina – Vushtrria. Prishtina i ka 10 pikë në vendin e katërt. Vushtrria është e gjashta me gjashtë pikë.

Në program është edhe xhiroja e nëntë e Ligës së Parë të hendbollisteve.

Të shtunën nga ora 18:00 në Obiliq takohen Trepça e KEK-u. Ndeshjet e së dielës janë: Llapusha – Dukagjini (13:00), Prizreni – Vjosa (12:00), Ulpiana – CLICK (14:30, Prizren).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat