Llapi e Vjosa kanë luajtur ndeshje të fortë të dielën në Podujevë. Në fund fitore me rezultat 35:33 shënoi skuadra llapjane.
Në fillim të ndeshjes Llapi ishte për një gol para e Vjosa barazonte. Më pas Vjosa e Shtimes u shkëput në dy gola.
Në fillim të pjesës së dytë mysafirët u shkëputën edhe në tri gola, 20:17. Loja e fortë vazhdoi kurse pas minutës së 40-të llapjanët dolën para. Vjosa disa herë u afrua në një gol, por pa barazuar më. Llapi disa herë u shkëput deri në katër gola, kurse dallimi në fund ishte dy gola.
Blerton Hasani udhëhoqi Llapin me nëntë gola. Shtatë i kishte Luigj Kolaj e nga gjashtë i shënuan Ardi Halili e Arbër Neziri. Pesë gola i shtoi Endrit Havollit e Rigon Blaku një.
Festim Mustafa u dallua te Vjosa me nëntë gola. Nga shtatë i kishin Endrit Tafarshiku e Stefan Kocharov. Gjashtë i realizoi Erblin Qerimi e nga dy Obren Fichurovski e Damjan Trajkovski.
Vjosa e Llapi tani i kanë nga tetë pikë në pozitat pesë e gjashtë. Kanë nga 11 ndeshje të luajtura.